Rama: Negociatat ceshtje e brendshme e BE

  • 5 years ago
Në pritje të vendimit që vendet e Këshillit Europian do marrin për hapjen e negociatave, kryeministri Rama është i bindur se vendi e meriton nisjen e këtij rrugëtimi dhe këtë, sipas tij e ka shprehur qartë komisioni europian.

Por vendimmarrja është në dorën e çdo shteti anëtar, që sipas tij ndikohet thjesht dhe vetëm nga politikat e tyre të brendshme.

Si për të argumentuar këtë qëndrim, Rama sjell në parlament ecurinë e çdo vendi aspirant drejt këtij procesi dhe standardet e dyfishta që përdoren nga vendet anëtare.

Edhe pse thotë se nuk do donte të fajësonte qëndrimin radikal të opozitës vendase si faktor që vendet skeptike e përdorin si argument për të mos votuar pro çeljes së negociatave, Rama e nënvizon ndikimin që ka patur strategjia e saj në këtë proces.

Një nga arsyet që sipas tij e bindën kancelaren Merkel të vendosë veton që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndahen në këtë proces, janë arritjet e vettingut. E këtu sjell dhe raste konkrete të prokurorëve që sipas tij nuk mund t?i shpëtojnë këtij filtri si dhe përballjes me drejtësinë.

Opozitës brenda parlamentit dhe asaj jashtë, gjithsesi i bën të qartë se reforma zgjedhore që është vendosur si një kusht dhe nga Bundestagu do të behet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-IT. Opozitës jashtë i thotë se do të bëhet edhe pa të.

Në seancë, parlamenti votoi dhe një rezolute ku i kërkohet BE mbështetje për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin.

Tv Klan

Recommended