Ora News - Shqipëria dëbon mësuesin turk "gylenist", PD reagon ashpër: Qeveria të bëjë transparencë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit për dëbimin e një mësuesi turk në Turqi.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës së 1 janarit.

Policia e shtetit dyshon se ai është pjesë e organizatave të Gylen, por PD kërkon transparencë pëër këtë çështje.

"Ndersa mediat po raportojne me shqetesim per nje ekstradim te nje qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnje sqarim te institucioneve shteterore per kete ngjarje.Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim, na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut?Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames" thekson PD në deklaratë.

Harun Çelik nga burgu fluturoi drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit mbrëmjen e 1 janarit.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë ?është dëbuar nga vendi?.

?Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit ?për të Huajt? do të dëbohet,? tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se ?dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin?.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shqiperia-debon-mesuesin-turk-gylenist-pd-reagon-ashper-qeveria-te-beje-transparence

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended