Report TV - Strategjia e re e Prokurorisë, Arta Marku plan për goditjen e parave 'të pista'
  • 6 years ago
Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, ka hartuar një plan për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit, duke u fokusuar tek goditja e të korruptuarave, përmes identifikimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme. Plani parashikon të gjitha hapat dhe veprimet e organit të akuzës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit, deri në vitin 2020, duke shënjestruar pasuritë e dyshimta, në zbatim të ligjit anti-mafia.

Pasuria e paligjshme e përfituar nga veprat penale, kryesisht ato të krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave, synon të futet në qarkullimin e ligjshëm ekonomik. Hetimi pasuror është një mjet i dobishëm në duart tona, për të ndaluar këtë fenomen por nga ana tjetër edhe për të ndihmuar hetimin penal, duke zbuluar motive, lëvizje, dëshmitarë etj. Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimi pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikimin, për vepra penale që lidhen me detyrën?, parashikon plani i prokurorisë. Plani parashikon gjithashtu rritjen e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive në fushën e zbatimit të ligjit anti-mafia. ?Rritja e bashkëpunimit ndërmjet prokurorive që hetojnë veprat penale objekt i fushës së zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, i ndryshuar, dhe ndërmjet tyre dhe institucioneve ligjzbatuese; Realizimi i analizave të posaçme mes strukturave ligjzbatuese dhe prokurorive; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj; Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë; Rritja e mëtejshme e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet organizimit të trajnimeve të vazhdueshme; Rritja e hetimeve proaktive?, thuhet në dokument.
Recommended