Wake Up/Breshani: Trafikimi i pasurive kulturore për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave

  • 4 years ago
Pasuritë e trashëgimisë kulturore kanë një rëndësi të madhe në çdo kohë pasi shumica prej tyre janë autentike dhe duhet të ruhen me kujdes edhe për brezat e ardhshëm. Jo vetëm vendasit por edhe të huajt që vijnë në Shqipëri kanë shumë interes për t'u njohur nga afër me trashëgiminë tonë. Por pavarësisht kujdesit të institucioneve, në shumë raste disa objekte me rëndësi historike apo kulturore, janë trafikuar nga persona të papërgjegjshëm. "Vjedhja e trafikimi i pasurive kulturore tashmë hyn te krimi i organizuar pasi trafikimi i pasurive kulturore nuk bëhet më për pasurim koleksioni, por janë burim financimi për terrorizmin dhe është një mundësi për pastrimin e parave. Pra nuk grabitet më thjesht për të përmbushur një koleksion"- tha Silvana Breshani, Drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Aktualisht në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore rezultojnë të humbura 2249 objekte, por duke qenë se dhe regjistrimi i objekteve të humbura është në proces, Breshani shprehet se ky numër mund të jetë jo i saktë. "Në Regjistrin Kombëtar janë zyrtarisht të humbura 2249 objekte por nuk është ky numri real pasi ky institucion është ende në proces verifikimi. Ne jemi në proces për ribërjen e këtij katalogu për të verifikuar saktë se cili është numri i objekteve të grabitura apo të trafikuara"- tha Breshani e cila foli sot edhe për rëndësinë dhe gjendjen aktuale kësaj pasurie që ne kemi trashëguar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended