Top News - Kinë, rastet e reja/ Shifra më e lartë në tre muaj

  • 4 years ago
Kina raporton 101 raste të reja të koronavirusit të mërkurën, shifra më e lartë ditore në plot tre muaj në një kohë kur palestrat, baret dhe muzetë janë mbyllur në ato që konsiderohen si vatra të reja të infektimeve. Nga rastet e reja, 98 janë infektime të brendshme, pjesa më e madhe në rajonin veri perëndimor të Xinjangut, ku një vatër që vazhdon të zgjerohet u zbulua më herët këtë muaj dhe nxiti testime masive dhe kufizime. Kina, vendi nga ku pandemia globale u nis, i kishte vënë transmetimet e brendshme nën kontroll përmes izolimeve të shënjestruara, kufizimeve të udhëtimit dhe testimeve. Por, shpërthime sporaduike rajonale kanë treguar vështirësinë e mbajtjes nën kontroll të virusit. Hera e fundit kur u regjistrua një numër i tillë rastesh, ishte 13 prilli, kur 108 infektime u konfirmuan, pjesa më e madhe e tyre të importuara. Autoritetet kanë përqendruar vëmendjen e tyre tani në një vatër që u shfaq javën e shkuar, në një impiant përpunimi ushqimesh në dalian, në provincën e Liaoning. Në total, 84060 persona janë infektuar me koronavirus në kinë, nga të cilët, 482 mbeten në spital. Numri i viktimave, sipas të dhënave zyrtare, është 4634.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#TopChannel