Moti i paqëndrueshëm, shtohen rastet me viroza, Deda: Fluksi i të prekurve më i lartë se një vit
  • 5 years ago
Paqëndrueshmëria e motit kanë ndikuar negativisht në shëndetin e fëmijëve. Pranë poliklinikave ka pasur numër të shtuar të vizitave ku sipas mjekes pediatre, Blerta Deda për Report Tv, vihet re numër në rritje i fëmijëve me viroza të traktit respirator, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

"Duke pasur parasysh sezonin ku jemi, kemi një rezistencë të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore. Duke pasur si duket parasysh edhe këto ndryshimet klimaterike, mund të themi që kemi pasur një numër domethënës vizitash ditore, të fëmijëve të prekur nga këto infeksione", u shpreh Deda.

Por ndryshe paraqitet situata në spitalin infektiv në QSUT. Çdo ditë paraqiten 20-30 pacientë të prekur nga viroza, kryesisht të traktit respirator. Duke qenë se një numër i tillë konsiderohet i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, mjeku infeksionist Gentian Stroni, shprehet se faktor kryesor janë kushtet klimaterike. Sipas Stronit, temperaturat e ulëta kanë sjellë pakësim të infeksioneve gastro-intensinale.

?Për patologjitë infektive, kjo është një kohë e artë. Sepse në këtë periudhë kohore ne jemi në pjesën më të ulët të patologjive tona, ku ne kemi një fluks të sëmundjeve respiratore që vijnë duke u ulur. Nëse ne do diskutonim këtë periudhë të vitit, një vit më parë, ne do kishim shumë herë më tepër problematika të traktit gastro-intensinal, të cilat kanë filluar por nuk janë në trendin e tyre të rritjes", Stroni.

Mjekët këshillojnë kujdes të shtuar tek fëmijët, të moshuarit, por edhe të sëmurët kronikë si individët më të riskuar për t?u prekur nga infeksionet apo virozat e stinës. Ushqimi i shëndetshëm dhe higjena sjellin parandalimin e tyre.

?Për patologjitë infektive, kjo është një kohë e artë. Sepse në këtë periudhë kohore ne jemi në pjesën më të ulët të patologjive tona, ku ne kemi një fluks të sëmundjeve respiratore që vijnë duke u ulur. Nëse ne do diskutonim këtë periudhë të vitit, një vit më parë, ne do kishim shumë herë më tepër problematika të traktit gastro-intensinal, të cilat kanë filluar por nuk janë në trendin e tyre të rritjes", tha ai.
Recommended