Top News - 2548 infektime të reja/ Itali, shifra më e lartë në 5 muaj

  • 3 years ago
Numri i infektimeve me koronavirus ka kapërcyer kuotën 2000 në itali përsëri, pasi në 24 orët e fundit u raportuan 2548 raste të reja. Viktimat janë 24 ndërsa të shëruarit 1140. Por ndërkohë, ka patur edhe një rekord të numrit të testimeve të kryera; plot 118236. Veneto është rajoni me numrin më të lartë të rasteve i ndjekur nga campania, lombardia dhe lazio.

Një numër kaq i lartë rastesh të reja ditore nuk regjistrohej në itali prej thuajse pesë muajsh. Totali i të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shkon kështu në itali në 317409. Edhe numri i viktimave, 24 në një ditë, rezulton në rritje, pas 16 viktimave që u raportuan të mërkurën, për një total prej 35918 viktimash që nga fillimi i pandemisë. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit, përballë shifrave të tilla, disa guvernatorë rajonesh po marrin masa të reja. Në piemonte, maska është e detyrueshme afër shkollave, edhe në ambjente të hapura, ndërsa lazio po mendon ta bëjë maskën të detyrueshme kudo dhe në cdo kohë. Asnjëherë që nga fillimi i pandemisë ndërkohë nuk është kryer një numër kaq i madh testimesh, mbi 118 mijë,
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Itali#TopChannel

Recommended