Top News - Energjia diellore/ Zbulimet në teknologjinë e paneleve

  • 4 years ago
Dy zbulime madhore në teknologjinë e paneleve mund të përmirësojnë gjerësisht mënyrën sesi përftohet energjia nga dielli.
Dy studime të publikuara së fundmi, dëshmojnë se mund të tranformojnë efikasitetin dhe të reduktojnë ndjeshëm kostot e prodhimit të energjisë diellore, sipas studiuesve.
Arritja e parë ka të bëjë me ?mirë-konvertimin? e energjisë së ulët, nga drita e padukshme në dritë të energjisë së lartë, me qëllim krijimin e më shumë energjie elektrike nga një masë e njëjtë e dritës së diellit.
Studiuesit e Universitetit të UNSW në Australi dhe ata të Universitetit të Kentucky në SHBA, kanë zbuluar se oksigjeni mund të përdoret në transferimin e dritës me energji të ulët në molekula që mund të kthehen në energji elektrike.
Teknikat e reja, përfshijnë përdorimin e mjeteve gjysmë-përçuese të njohura si ?pika kuantike? për absorbimin e energjisë së dritës së ulët, dhe kthimin e saj në dritë të dukshme me qëllim kapjen e energjisë së saj.
Ndërsa zbulimi i dytë ka të bëjë me një tip materiali të quajtur ?perovskite? me të cilin mund të krijohen panelet diellore të gjeneratës së ardhshme që janë më efikase dhe më të qëndrueshme nga mjetet aktuale komerciale prej silikoni.
Panelet diellore të perovskiteve do të jenë edhe më të lira për t?u prodhuar, si dhe materiali do të jetë më fleksibël dhe më i lehtë. Deri tani materiali kryesor i paneleve nuk lejon që ato të ndërtohen më shumë se disa metra të gjera në çdo njësi.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EnergjiaDiellore#Study#TopChannel

Recommended