OSBE: S’ka kohe per teknologjine ne zgjedhje

  • 6 years ago
Ambasadori i OSBE thotë se ndjen keqardhje që opozita nuk i shfrytëzon të drejtat e saj kushtetuese dhe nuk propozon anëtarë në KQZ. Por gjithsesi për Bernard Borshard duket se kjo nuk përbën problem për standardet zgjedhore.

Ambasadori vlerëson gatishmërinë e opozitës për të vazhduar punën në komisionin bipartizan, edhe pse komisioni nuk po funksionon prej kohesh, por thotë se çështje si teknologjia në zgjedhje, apo depolitizimi i partive, duan më shumë kohë për tu implementuar.

Në forumin për lirinë e medias organizuar nga OSBE, Borshardt kërkoi dekriminalizimin e shpifjes duke e hequr atë nga kodi penal, kërkesë kjo që vjen në një kohë kur qeveria shqiptare po punon për një paketë antishpifje.

Por njësoj si kreu i qeverisë, edhe ambasadori kërkon legalizimin e portaleve dhe mediave online.

Tv Klan

Recommended