Energjia diellore në Shqipëri, marrëveshje me BERZH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria si një nga vendet me 300 ditë diell në vit, po tërheq investime për prodhimin e energjisë diellore. Banka Evropiane për Zhvillim ka nënshkruar një marrëveshje me Mistrinë e Energjetikës për zhvillimin e projekteve në këtë fushë.?Konkretisht bëhet fjalë për asistencën që do ti jepet Ministrisë së Energjisë për të organizuar ankandet për impiantet e prodhimit fotovoltaik si dhe mundësinë e mbështetjes financiare nga ana e BERZH-it të ndonjë investimi të përzgjedhur nga një proces transparent e konkurrues. Qëllimi është që ne, përmes BERZH-it, nëpërmjet një procesi transparent e të bazuar në legjislacionin e ri për energjitë e rinovueshme të kemi mundësi që edhe në Shqipëri të sigurojmë financime në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, siç kemi plane edhe për prodhimin e energjisë nga era?.Drejtori i BERZH në Shqipëri, Matteo Colangeli tha se nënshkrimi i Memorandumit është një hap shumë i rëndësishëm për gjenerimin e energjisë diellore në Shqipëri.?Qeveria dhe BERZH kanë vendosur të bashkëpunojnë për zhvillimin dhe implementimin e një platforme për alokimin tek investitorët privatë përmes një proçesi kompetitiv tenderimi mundësinë për ndërtimin, zotërimin dhe operimin e projekteve të energjisë diellore në Shqipëri duke krijuar një kapacitet të kombinuar prej 50-100 MË. Ne jemi të lumtur që po bashkëpunojmë me Qeverinë për ta kthyer këtë qëllim në një realitet?.1 miliardë euro është shuma që BERZH ka investuar në Shqipëri në 77 projekte ku infrastruktura dhe energjia përbëjnë sektorët më të mëdhenj.

Recommended