Shqiperi - Kosove, 14 marreveshje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e gjashtë mes qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës u mbyll me nënshkrimin e 14 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit. Fillimi i studimit të frytshmërisë që do të sjellë ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe shndërrimin e portit të Durrësit në doganën e fundit që transporti i mallrave do të kalojë drejt Kosovës u vlerësuan nga dy kryeministrat Edi Rama dhe Avdullah Hoti si fitimprurëse për ekonominë e dy vendeve.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEAVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES Edhe pse nuk ishte një nga pikat e bashkëpunimeve të reja ekonomike, por që i takon te ardhmes, kreu i qeverisë njoftoi një nga investimet më të rëndësishme në fushën e energjetikës. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEPas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, meritë të cilën kryeministri Edi Rama ia njeh homologut Avdullah Hoti, edhe Kosova do të ulet në tryezën e Shengenit Rajonal, e refuzuar më herët nga dy ish kryeministrat e Kosovës, Rramush Haradinaj dhe Albin Kurti. AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISETë vetmen pikë ku dy kryeministrat nuk qëndruan në të njëjtat pozicione ishte për vendosjen e ambasadave në Jerusalem. Edi Rama i tha jo kërkesës së presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa Avdullah Hoti mbështet Uashingtonin. EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISEAVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES Një përgjigje përfundimtare kreu i qeverisë nuk e dha nëse Shqipëria do të shkëputet nga nisma ekonomike Kineze 17+1.EDI RAMAKRYEMINISTER I SHQIPERISENë javët në vazhdim pritet të konkretizohen dy projekte, më i afërti i mbajtjes së konferencës së parë ndërvendore dhe ai për rikualifikimin urban të Prizrenit në funksion të 150 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Recommended