Ora News - Energjia mban peshën kryesore në ekonomi, kontribut edhe tregtia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Prodhimi i energjisë elektrike vijon të mbajë peshën kryesore në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Moti i favorshëm me reshje gjatë 9 muajve të parë të këtij viti ka bërë që gjatë muajve të parë të këtij viti ekonomia shqiptare të rritet me 4.35% krahasuar kjo me një vit më parë.

Pas energjisë, kontribut në rritjen ekonomike ka dhënë dhe tregtia dhe shërbimi.

Delina Ibrahimaj: Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 4,48 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2017. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Industria, Energjia dhe Uji me +1,71 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,12 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,48 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,35 pikë përqindje, Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me +0,28 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,12 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,09 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,07 pikë përqindje dhe Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me +0,02 pikë përqindje.

Ndikim negativ në ekonomi ka pasur telekomunikacioni si rezultat i daljes nga tregu të një kompanie telefonike.

Delina Ibrahimaj: Negativisht kontribuoi aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me -0,18 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me + 0,40 pikë përqindje.

Sipas të dhënave të INSTAT, për tremujorin e tretë të 2018 krahasuar me 3 mujorin e tretë të 2017, konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.86%, ndërsa konsumi final i qeverisë u ul me 2.43%.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/energjia-mban-peshen-kryesore-ne-ekonomi-kontribut-edhe-tregtia

Recommended