Ora News - Rigjallërohet tregtia e jashtme: Në qershor u rritën importet dhe eksportet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rihapja e aktivitetit ekonomik në muajin qershor ka sjellë sinjale pozitive në tregtinë e jashtme pas goditjes që mori nga pandemia e koronavirusit.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, importet shënuan një rimëkëmbje me 16% krahasuar me muajin maj, me një vlerë prej 52 miliardë lekësh, duke ju afruar edhe nivelit të vitit të kaluar me një diferencë prej 2.8%.

Mallrat që e kanë ndjerë më pak krizën në këtë periudhë janë ato ushqimore të cilat janë të vetmet ku është shënuar rritje me 0.6 për qind krahasuar me gjashtë mujorin e vitit të kaluar.

Në raport thuhet gjithashtu se eksportet e mallrave kanë arritur vlerën e 23 miliardë lekëve me një rritje prej 7.3% krahasuar me një muaj më parë.

Megjithatë, për shkak të muajit mars dhe prill kur u vendos ndalim qarkullimi, shifrat janë ende larg nivelit të vitit të kaluar pasi rezultojnë me një rënie prej rreth 10%.

Kjo krizë është akoma më e thellë nëse përfshijmë gjashtë mujorin ku tkurrja arrin në nivelin e 18%.

Efektin më të më të madh e ka dhënë rënia e eksporteve në fasoneri.

INSTAT bën me dije se deficiti tregtar përgjatë muajit qershor është 29 miliardë lekë me një rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për gjysmën e parë të vitit deficiti rezulton me rënie 11.8% duke arritur në vlerën e 146 miliardë lekëve.

Vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve janë Kosova, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut ndërsa uljen më të madhe me Spanjën dhe dy shtetet fqinje, Itali dhe Greqi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rigjallerohet-tregtia-e-jashtme-ne-qershor-u-rriten-importet-dhe-eksportet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended