Në kërkim të jetës së re,larg Thumanës! 'Na çoni edhe në një ferr, vetëm atje jo! S'na i mban
  • 4 years ago
Thumana nuk po mundet të gjejë qetësinë dhe sigurinë për të jetuar në shtëpitë që i rezistuan me dëme të vogla tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit që la 51 viktima, 24 prej të cilëve nën rrënojat e pallateve të shembura në Thumanën e varfër të Fushë-Krujës.

Pallati ku u shua familja Greku dhe shumë të tjerë, ishte shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i një viti më parë, në korrik. Trandafile Greku, kunata e Pëllumb Grekut që humbi jetën nën rrënoja me bashkëshoren Çeliken dhe djalin, Saimirin, thotë se njëri nga djemtë e kunatit emigroi në Francë nga frikë për të qëndruar në atë pallat dhe nga pamundësia për të marrë një banesë me qira diku tjetër. Thumana i kujton tragjedinë e familjes së saj, të kunatit, që thotë se e quante vëlla, arsye për të cilën nuk do të jetojë më në atë zonë. Më çoni edhe në një ferr thotë ajo e përlotur - vetëm të jetë larg atyre pallateve që u shkatërruan në 30 sekonda.
Recommended