Report Tv-Amortizimi i rrugës së Thumanës, banorët: Nuk ajrosim dot shtëpitë, shkak pluhuri
  • 6 years ago
Rruga që lidh Thumanën me Fushë Krujën prej kohesh po shkakton probleme tek banorët. Sipas tyre punimet duhet të kishin mbaruar në muajin korrik, por po përfundon gushti dhe akoma nuk ka përfunduar as gjysma e rrugës. Banorët thonë se pluhuri që ngrihet nga rruga e prishur i ka veshur banesat me pluhur , sa që nuk po arrijnë të bëjnë as ajrosjen e tyre, ndërsa rruga është tërësisht e amortizuar.

Na mbyti pluhuri, ka vite që nuk ka vënë dorë askush.

Banor
Në muajin korrik duhet të kishte mbaruar, por këta nuk e kanë përfunduar, nuk ecet në rrugë nga pluhuri. Pluhuri na mbyti, rrobat mbulohen me pluhur , nuk ajrosim dot asgjë.

Banor
Ndërkohë që situata e rrugës Thumanë-Fushë Krujë vijon të jetë problematike që prej 28 vitesh, e gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar vit pas viti. Ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet e nisura prej 16 muajsh, ndërsa afatet për të kanë kaluar çdo limit.
Recommended