Nuk kemi ku të gjejmë shtëpi me qira...' Banorët e Thumanës të strehuar në Shëngjin në grevë urie

  • 4 years ago
Banoret e Thumanës të strehuar në hotelet e Shëngjinit kanë refuzuar ushqimin ditën e sotme në shenjë proteste. Kjo grevë ka ardhur pasi siç shprehen ata përfaqësues të bashkisë se Krujë u kanë dhënë afat deri me datë 3 janar qe të lënë hotelet ku janë akomoduar përkohësisht pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përfaqësuesit e bashkisë u kanë kërkuar që të gjejnë banesa me qira të cilat do t'i paguaj vetë bashkia, por banorët refuzojnë këtë marrëveshje pasi sipas tyre e kanë të pamundur që të gjejnë apartamente me qira dhe sikur të mos mjaftonte kjo çmimi i qirasë ka pësuar një rritje të ndjeshme pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51 viktima dhe pa strehë mijëra familje.

Recommended