8 frymë nën një çati! Nëna invalide (ish-mësuese) e të mbijetuarit të Thumanës përlot me historinë

  • 4 years ago
TIRANË - Mes mundit e sakrificës për një jetë më të mirë, Shkëlqim e Taulant Cara, erdhën nga Mirdita në zonën e Freskut në Tiranë. Dy vëllezërit e Albert Carës, familja e të cilit u shua tragjikisht nën rrënojat e pallatit në Thumanë nga tërmeti i 26 Nëntorit jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Tetë frymë në një çati me 4 dhoma, me tre fëmijë të vegjël e një nënë të sëmurë, ish-mësuese, që prej 15 vitesh qëndron e ulur në karrocë.

Djali i vogël i familjes Cara, Shkëlqimi tregon sakrificat që familjes e nënës së tij, të mos i mungojë asgjë, edhe pse banesa ku jetojnë çfarë bie jashtë, e fut brenda.

Recommended