Ora News - Energjia “gërryen”buxhetin, 10 ditët e fundit u blenë 1.3 mln euro energji
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Energjia elektrike është kthyer në një pengesë serioze për rritjen ekonomike dhe buxhetin e shtetit. Vetëm gjatë muajit gusht për të plotësuar nevojat në vend janë blerë 1.3 mln euro dhe çmimi i blerjes sipas ekspertëve është vlerësuar i lartë. Për të zgjidhur ngërçin, ekspertët i kërkojnë Ministrisë të rrisë prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe të liberalizojë tregun.

Kriza energjetike që ka përfshirë vendin gjatë këtij viti ka dhënë efekte direkte në frenimin e rritjes ekonomike.

Por përtej kësaj, importi i energjisë është kthyer në një kosto të rëndë për buxhetin e shtetit.

Ekspertët deklarojnë se huadhënia nga buxheti në situatë emergjence për sektorin e energjisë gjatë viteve me reshje të pakta dhe çmime të larta të importit të energjisë, rrezikon financat publike.

Lorenc Gordani: Çmimi rajonal i energjisë në momentin që ne kemi nevojë pësoi një rritje. E gjitha përkthehet në një kosto që bëhet shtesë dhe barrë për sektorin e energjisë.

Nisur nga kjo problematikë, ekspertët i kërkojnë ministres Belinda Balluku që të ndërhyjë për të diversifikuar prodhimin e energjisë elektrike.

Lorenc Gordani: Në momentin e mungesës së reshjeve burimet diellore do të jepnin një shtesë të prodhimit të brendshëm. Nga ana tjetër mund të shfrytëzohen shumë mirë edhe kapacitetet që ne kemi në burimet eolike, ujë ose erë, të cilat do të bënin që të mos afektoheshim nga këto disbalanca që krijohen në kohë thatësire.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/energjia-gerryenbuxhetin-10-ditet-e-fundit-u-blene-13-mln-euro-energji

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended