Ora News - Fatura e tërmeteve, Denaj: Nuk mjaftojnë 130 mln lekë, do rishikojmë buxhetin

  • 5 years ago
#rtvora

Dëmet e shkaktuara në biznese e banesa duket se janë më të mëdha se 130 mln lekë. Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi se për të mbuluar të gjitha nevojat do të ketë rishikim të buxhetit të këtij viti duke bërë rialokim, sidomos në këtë zë. Ministrja premtoi se fatura e plotë e dëmeve të shkaktuara do të jetë gati brenda javës.

Qeveria duket se ka gati faturat e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, u shpreh se fondi i emergjencës prej 130 mln lekësh është i pamjaftueshëm dhe për të plotësuar nevojat do të ketë një rishikim të buxhetit.

Anila Denaj: Fondi i Emergjencave Civile është një fond që nuk përballon dot dëme të kësaj madhësie. Është një fond 130 milion lekë, por sigurisht me akte normative do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Rishikimet mund të bëhen dhe për zëra të tjerë, por në aspekt të dëmit të realizuar nga tërmeti do të ketë rialokim sipas evidencave të bëra me dije.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fatura-e-termeteve-denaj-nuk-mjaftojne-130-mln-leke-do-rishikojme-buxhetin

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended