Dëmet nga tërmeti, Denaj: Gati rishikimi i buxhetit! Fondi i Emergjencave 130 milionë lekë
  • 5 years ago
Brenda kësaj jave pritet të dorëzohen të gjitha draft-raportet nga bashkitë për dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese nga lëkundjet e tërmetit. Aktualisht janë 130 milionë lekë në dispozicion të Fondit të Emergjencave, por ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka theksuar se do të ketë rishikime të buxhetit, për të akorduar fonde shtesë.

?Këtë javë do të kemi një draft paraprak, dhe do të vendoset fillimi dhe përdorimi i fondeve. Fondi i Emergjencave civile kuptohet nuk përballon dëme të kësaj madhësie. Është një fond 130 milionë lekë, por sigurisht me akte normative ne do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Po ashtu janë duke u grumbulluar edhe ndihmat që po vijnë nga donatorët? tha Denaj.
Recommended