Rishikimi i buxhetit, përplasje midis pushtetit dhe opozitës
  • 5 years ago
Deputetët kanë vazhduar debatin për rishikimin e propozuar të buxhetit. Në fjalimet e deputetëve dominonte retorika e akuzave të ndërsjella për atë se kush në mënyrë më ekonomike e ka udhëhequr shtetin dhe kush ka punuar për interesin e qytetarëve. Rishikimi i propozuar, sipas pushtetit është projektuar duke ndjekur situatën politike në vend. Opozita nga ana tjetër pohon se Qeveria ka dështuar në realizimin e investimeve kapitale pasi ka punuar pa plan. Debati për rishikimin pritet të zgjasë dhjetë dite pune.
Recommended