Report TV -Rishikimi i tretë i buxhetit, Denaj: Investime për të amortizuar goditjet nga pandemia
  • 4 years ago
Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se buxheti po rishikohet për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër për të amortizuar goditjet nga pandemia me investime shtesë. "Qeveria ka ndryshuar buxhetin pas tërmetit dhe pandemisë. Në këtë akt të tretë paraqesim disa ndryshime si instrument për të amortizuar një pjesë të goditjeve dhe mundësi për investim shtesë. Rritja e deficitit është një periudhë e përkohshme që vjen si domosdoshmëri. Tkurrja e investimeve private pritet të kompensohet nga rritja e fortë e investimeve publike, por edhe ato që priten për rindërtimin. Si rezultat i mbylljes në 6 mujorin e parë kemi -17% të ardhurat nga tatimet dhe doganat. Do të rrisim shpenzimet për investime publike. 14 mld lekë shtesë për fondin e rindërtimit duke e çuar në 34 mld lekë për 2020 për rindërtimin. 900 mln lekë për njësitë e qeverisjes vendore për qiratë për të prekurit nga tërmeti. 200 mln lekë për skemën e papunësisë. Sigurimin e mjaftueshme për organikën e OFL-së dhe buxhetin për 500 efektivë të rinj të policisë. Propozojmë për tatimin mbi të ardhurat për ata deri në 10 mln lekë të mos tatohen" tha ndër të tjera ministrja.
Recommended