Rishikimi i buxhetit duhet të miratohet deri të premten

  • 4 years ago
Rebalanci i buxhetit që po përgatitet për momentin është në ?ankand publik? midis qeverisë dhe opozitës. Një ditë pas njoftimit të Ministres së Financave Nina Angelovska për rebalancin e mundshëm, Kryetari i Komisionit të Financave i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, doli në publik mbi atë se sa do të shkurtohej buxheti. Sipas tij, shkurtimet do të shkonin nga 39 milion në 78 milion euro, me një rritje prej 10 përqind të borxhit publik dhe një rritje të deficitit buxhetor nga 2.3 për qind që është aktualisht, në 6.8 përqind. Nga ana tjetër, qëndrimi i VMRO DPMNE-së është se me rebalancin duhet shkurtim më i madh i shpenzimeve.

?Kanë mbetur 218 milion euro fonde, që janë më shumë të planifikuara në raport me realizimin e vitit 2019, të cilat mund të shkurtohen lirshëm. Nëse marrim parasysh këtë vit, kemi një gjendje të jashtëzakonshme, jo të gjithë shkojnë në punë, nuk voziten automjete zyrtare, nuk ka udhëtime zyrtare. Kemi hapësirë edhe më shumë se këto 218 milion euro fonde që mund të shkurtohen- deklaroi Gordana Dimitrievska-Koçovska - Zëvendës Ministre shtesë e Financave.

Por, nga pjesa e Ministrisë së Financave që drejtohet nga LSDM-ja, janë të prerë se "ankandi publik" duhet të ndalet derisa Ministria kompetente të dalë me të dhëna të sakta.

Ministria e Financave

"Duke pasur parasysh se procedura është ende në rrjedhë, deklaratat se do të shkurtohen 30, 60 ose 80 milion euro janë më shumë licitime në këtë fazë, sesa një fakt që do të informonte publikun për sa i përket transparencës fiskale. Publiku do të informohet në kohë dhe saktë për të gjitha ndryshimet, që do të zbatohen në rebalancin, si në anën e të ardhurave ashtu edhe të shpenzimeve të buxhetit për këtë vit. "

Jozyrtarisht, Alsat ka mësuar se rebalanci do të duhet të gjendet patjetër në seancë të qeverisë deri në fund të kësaj jave, pasi gjendja e jashtëzakonshme përfundon të hënën e ardhshme. Nëse nuk ka shpallje të gjendjes së re të jashtëzakonshme, Qeveria nuk do të ketë autorizimin të votojë ristrukturimin e ri të arkës së shtetit.

Andrea Çobanova

Recommended