Top News - Melburni në izolim/ 5 milionë banorë në shtëpi

  • 4 years ago
Qyteti i dytë më i madh në australi është vendosur në një izolim të dytë pas rritjes së rasteve të koronavirusit atje. Pesë milionë banorë të melburnit, nuk do të dalin dot më nga shtëpitë për gjashtë javë, vetëm për arsye thelbësore. Policia tha se po krijon një rrethim të hekurt të qytetit me pika kontrolli në cdo hyrje dalje, në cdo moment, për të siguruar zbatimin e masës. Kufijtë mes viktorias, shtetit që ka melburnin si kryeqytet, dhe shteteve të tjera fqinje, u mbyllën të martën.
Në orët që i paraprinë hyrjes në fuqi të masës, blerësit e përfshirë nga paniku, zbrazën raftet e supermarketeve ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se kufizimet e reja mund të cojnë në një krizë të shëndetit mendor.

Transmetimi i virusit në komunitet është rritur me më shumë se 100 raste të reja cdo ditë. 134 infektime të reja u konfirmuan 24 orët e shkuara, një shifër e vogël kjo në krahasim me dhjetëra e mijëra në vendet më të goditura si shba dhe brazili, por që konsiderohet një rritje e madhe në australi, vend ky që ka qenë i suksesshëm në mbajtjen nën kontroll të epidemisë. Autoritetet thonë se i lidhin shumë nga rastet e reja në melburn me hotelet ku banorët që kthehen nga pushimet jashtë vendit mbahen në karantinë. Mediat lokale kanë raportuar se rojat e sigurisë kanë shkelur rregulloret cka ka bërë që qeveria të vendosë të zëvendësojë kontraktorët privatë me stafin e burgjeve dhe të nisë hetimet. Në total, australia ka regjistruar thuajse 9 mijë raste të koronavirusit dhe 106 viktima.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Melburn#TopChannel

Recommended