Top News - Madridi në izolim/ Kufizime për mbi 3 milionë njerëz
  • 3 years ago
Më shumë se tre milionë njerëz në Madrid i janë nënshtruar kufizimeve të reja të jetëve të tyre ndërsa spanja po përpiqet të vendosë nën kontroll valën e dytë të infektimeve me covid 19 në evropë.
Nga kjo fundjavë, njerëzit mund të dalin nga lagjet e tyre vetëm për udhëtime të domosdoshme. Baret dhe restorantet nuk mund të shërbejnë pas orës 22.00 dhe maksimumi gjashtë persona lejohen të takohen në cdo vend.

Masat janë kërkuar nga qeveria federale e spanjës ndërkohë që janë në fuqi në nëntë qytete të tjera përreth kryeqytetit. Autoritetet e qytetit të madridit provuan ti bënin rezistencë kufizimeve të reja, duke shfrytëzuar gjykatat për bllokimin e tyre. Madridi bëhet kështu kryeqyteti i parë evropian që rivendos kufizimet.

Shenjat e valës së dytë të infektimeve me covid 19 po shpërthejnë nëpër spanjë dhe mund të shihen më qartë në njësitë e emergjencave në spitale. Cdo orë ambulancat mbërrijnë me pacientë të rinj ndërsa vendet në reanimacione po mbarojnë. Rreth 10 mijë raste të reja të covid 19 identifikohen në spanjë cdo ditë. Të premten pati 11325 infektime të reja dhe 113 viktima. Rreth një në katër teste që bëhen rezulton pozitiv dhe ky është një tjetër sinjal paralajmërues për përhapjen e virusit.
Pamejt: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Madrid#Izolim#TopChannel
Recommended