Bllokohen mbi dy milione euro ne Portin e Durresit

  • 4 years ago
Mbi 2 milionë euro të padeklaruara janë bllokuar në Portin e Durrësit gjatë një kontrolli rutinë. Paratë, të ndara në pesë paketime me qese plastmasi, u gjetën të fshehura në një kamion i cili vinte nga Italia nëpërmjet portit të Barit.
Mësohet se gjatë kontrollit, punonjësit e doganës kanë konstatuar shumën e parave në kamionit me targa TR 2046 U dhe më pas kanë njoftuar policinë.
Fillimisht është bërë ndalimi i drejtuesit të kamionit, nën akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi, i cili po merret në pyetje me qëllim zbulimin e origjinës dhe destinacionin e shumës së eurove. Mësohet se kamioni në të cilin u gjet shuma e parave kishte dalë nga porti i Durrësit katër ditë më parë, për t'u rikthyer mbrëmjen e së premtes.
Kamioni po transportonte nga Italia në Shqipëri materiale me lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për prodhimin e këpucëve. Kjo është sasia e dytë me e madhe e parave të padeklaruara të kapura në Portin e Durrësit, pas miliona eurove të gjetura në automjetin ?Toyota Yaris?, në Qershor të 2018-s.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended