Zbulohet shuma, sa euro u sekuestruan ne Portin e Durresit

  • 4 years ago
Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për sasinë e eurove të sekuestruara në një kamion në Portin e Durrësit. Kështu, zyrtarisht mësohet se shuma është 498.850 euro. Në pranga ra drejtuesi i kamionit, një 56-vjeçar nga Tirana.

?Si rezultat i shtimit të kontrolleve, në hyrje të RSH-së, në vijën e dytë, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga strukturat doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u ndalua mjeti kamion tip ?Renault?, me drejtues A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë. Në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, pas skanimit dhe kontrollit u gjetën të fshehura disa pako të mbështjella, brenda të cilave kishte vlera monetare në euro, të padeklaruara. Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës?.

Policia thotë më tej se pas numërimit rezultoi se sasia totale e eurove të gjetura ishte 498.850. Shoferi 56-vjeçar, tashmë i arrestuar akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dhe mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë.

?Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në DVP Durrës, për veprime të mëtejshme, ndërsa pakot e mbushura me euro u sekuestruan dhe në përfundim të numërimit nga grupi hetimor dhe i filmuar me kamera i gjithë procesi i numërimit rezultoi se në to kishte 498.850 euro. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? dhe ?Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë?.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, ato doganore dhe specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended