Hapet tenderi/ Terminali i Konteinerëve në Portin e Durrësit do menaxhohet 5 vite nga privati
  • 3 years ago
Menaxhimi dhe operimi në Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit do t'i lihet në dorë privatit për 5 vjet.

Autoriteti Portual Durrës ka hapur tenderin me fond limit 3.7 miliardë lekë pa TVSH me objekt: "Shërbimi i menaxhimit dhe operimit të Terminalit të Konteinerëve në portin e Durrësit tek operatorë portualë privatë të specializuar për 5 vjet?.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 22 shtator, për të marrë pjesë në garë dhe kanë mundësi të marrin pjesë edhe kompanitë e huaja pasi dokumentacioni nga autoriteti kontraktor ofrohet në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Porti i Durrësit është epiqendra e tregtisë së mallrave në vend, në të cilin aktualisht zbatohet kontratat e skanimit të konteinerëve.

Në këtë tender është përdorur "Procedurë e Kufizuar mbi kufirin e lartë monetar?. Kjo procedurë nuk përdoret për punë/mallra/shërbime, që gjenden lehtësisht në treg ose që kanë specifikime teknike apo standarde të përgjithshme e të mirënjohura në treg.
Recommended