Pandemia Covid-19/ Terminali në portin e Durrësi pajiset me kamera termike që masin temperaturën

  • 4 years ago
Vendosen kamera termike në terminalin e udhëtarëve të portit detar të Durrësit.


Instalimi i tyre do të mundësojë matjen në distancë të temperaturës për të gjithë ata që lëvizin përmes këtij vendkalimi kufitar, duke ofruar më shumë siguri dhe për personelin shëndetësor që ofron shërbim në portin më të madh të vendit. Prefekti i Qarkut, Roland Nasto, inspektoi nga afër zbatimin e protokolleve shëndetësore në Portin e Durrësit dhe apeloi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve. Ai theksoi rëndësinë që ka zbatimi i këtyre masave si arma e vetme me të cilën mund të përballemi me virusin.

Në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit aktualisht ka nisur zbatimi i një sistemi të ri elektronik, nëpërmjet të cilit do të mundësohet matja e temperaturës në distancë për udhëtarët. Ky sistem synon identifikimin në kohë të shpejtë të temperaturës së trupit për qytetarët që do të hyjnë/dalin nëpërmjet Portit të Durrësit dhe njëkohësisht mbrojtjen e personelit shëndetësor.

Pandemia ndikoi ndjeshëm dhe në volumet tregtare në 6 mujorin e parë të vitit në portin më të madh në vend.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#Port#TopChannel

Recommended