Sekuestrohen rreth 500 mijë euro në Portin e Durrësit, të fshehura në shasi, vinin nga Bari

  • 4 years ago
DURRËS- Rreth 500 mijë euro janë sekuestruar të shtunën më 13 qershor në portin e Durrësit, në një kamion tip ?Renault? që ka ardhur me traget nga Bari. Eurot ishin të ndara në 5 qese të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U. Nga numërimi janë konstatuar se kanë qenë 498.850 euro

Report Tv mëson se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë. Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Recommended