Mbi 11 milione te infektuar me Covid-19 ne bote |Lajme-News
  • 4 years ago
Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë globin ka kaluar në mbi 11 milion raste, ndërsa ai i viktimave 523,000. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë vendi më I prekur në botë, ku në 24 orët e fundit regjistruan 57.683 të infektuar, duke e çuar totalin e të prekurve në gati 2.8 milion.
129 mijë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 728 vetëm në 24 orët e fundit. Covid në SHBA ka prekur tashmë edhe familjen e presidentit Trump.
Mediat raportojnë se e dashura e djalit të madh të Presidentit, Kimberly Guilfoyle, një ish prezantuese në Fox Neës ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Partnerja e Trump kishte udhëtuar për në Dakotën e Jugut për të parë fjalimin dhe fishekzjarrët për festimet për 4 Korrikun.
Brazili ka shënuar mbi 1.5 milion infeksione të konfirmuara koronavirus, duke u bërë vendi i dytë më i prekur në bote. Me 42.223 raste të reja të shpallura të Premten, vendi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1.539.081 pacientë. Ndërkohë 1.290 njerëz të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Por pavarësisht situatës së rende, Presidenti Bolsonaro vazhdon të minimizojë rreziqet që lidhen me virusin, të cilin ai e konsideron një "grip të vogël", madje ai vuri veton mbi ligjin që bën të detyrueshëm përdorimin e maskës në publik, duke bërë edhe thirrje për mos respektim të distancës fizike.
Lehtësim të masave ka shënuar edhe Anglia e cila sot rihapi e pubet, restorantet dhe parukieritë. Kryeministri Boris Jonson bëri thirrje për ruajtjen e distancimit shoqëror.
Ndërkohë në Francë, gjiganti i fluturimeve Air France ka paralajmëruar shkurtimin e afro 7500 punonjësve si pasojë e efekteve negative që ka dhënë pandemia në situatën financiare të kompanisë. Vendimi ndërkohe është pritur me protesta.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended