Top News - Mbi 1.5 milionë të infektuar me Covid në SHBA/ Habit Trump: Është një nder!
  • 4 years ago
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se fakti që Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të infektuarve në botë me koronavirus, përbën ?simbol nderi?.


?Unë e shikoj këtë, në një aspekt të caktuar, si gjë të mirë, sepse i bie se testimi ynë është shumë i mirë?, ka thënë ai në Shtëpinë e Bardhë. ?Kështu që unë e shoh këtë si simbol nderi. Vërtet, është simbol nderi?, ka deklaruar Trump.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 1.5 milion raste me koronavirus dhe gati 92,000 të vdekur nga po ai. Në vendin e dytë gjendet Rusia me gati 300,000 raste të konfirmuara.

Trump i ka bërë këto deklarata në takimin e tij të parë me kabinetin, prej kur ka shpërthyer pandemia me koronavirus në territorin amerikan. ?Ju e dini se kur thoni që ne udhëheqim me numër të rasteve, kjo është për shkakun se kemi më shumë teste sesa secili vend tjetër?, u ka thënë ai gazetarëve.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, një agjenci federale, Shtetet e Bashkuara kanë kryer 12.6 milionë teste për koronavirus deri të martën. Ndërkohë Komiteti Kombëtar i Demokratëve ka kritikuar komentet e presidentit republikan, duke thënë se 1.5 milionë raste me Covid-19 në SHBA, shpërfaqin ?dështim total të udhëheqësisë?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnsHopkins#DonaldTrump#TopChannel
Recommended