Top News - Mbi 18 milionë persona të prekur me koronavirus në botë

  • 4 years ago
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se kishin mposhtur virusin në fazat e para.


Në Shtetet e Bashkuara, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ka thënë se shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus tashmë ka hyrë në një ?fazë të re?.

?Ajo çfarë po shohim sot është ndryshe prej marsit dhe prillit?, ka thënë Birx.

Virusi ?është i përhapur jashtëzakonisht? në zonat rurale dhe ato urbane.

Sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka infektuar vetëm në SHBA më shumë se 4.66 milionë persona, derisa ka lënë të vdekur më shumë se 155,000 amerikanë.

Ky virus është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale, të paktën 687,000 persona kanë vdekur në gjithë globin.

Përgjatë fundjavës, kjo organizatë ka thënë se pret ?periudhë të gjatë? të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DeborahBirx#SHBA#TopChannel

Recommended