Ora News - As me shtëpi, as pa shtëpi, "luftë" për të marrë bonusin e qirasë në Shkozet e Krujë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ky pallat në zonën e njohur si Nish Tulla në Shkozet të Durrësit goditjen e parë e mori më 21 shtator, por tërmeti i 26 nëntorit e bëri të pabanueshëm.

Autoritetet i vunë shiritin dhe 10 familjet që jetojnë atu u detyruan të lëshojnë shtëpitë.

Të gjithë kanë fituar bonusin e qirasë, por po hasin në dy vështirësi.

Bashkia nuk po u lëvron paratë dhe nuk po gjejnë as shtëpi.

"200 mijë lekë të vjetra jep bashkia, por kanë shkuar deri në 300 e ca."

Pallati 283 është një ndërtim i vjetër me tulla i ngritur me kontribut vullnetar.

Cilësia e dobët e punimeve, sipas banorëve, ka bërë që dëmtimet të jenë të mëdha.

Por ndërsa autoritetet e kanë lënë për rivlerësim, banorët flasin për pasiguri për të ardhmen.

"Jemi të paqartë."

Ankesa për vonesa në marrjen e bonusit të qirasë dhe gjetjen e shtëpive me qira kanë edhe banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

"Na kanë thënë që do të merret deri në fund të muajit."

Në vështirësi ndodhen edhe ato familje që janë vendosur në hotele, pasi atyre iu është kërkuar që ta paguajnë vetë koston e qëndrimit për këtë muaj.

"Kanë thënë se do të paguash paratë e muajit, u kam thënë po. Nuk mund të rri jashtë se jam burrë i vjetër."

Sipas të dhënave, zyrtare në bashkinë e Krujës janë 1432 persona për bonusin e qirasë dhe se ai do të ndahet në fund të muajit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/me-shtepi-pa-shtepi-lufte-te-marre-bonusin-e-qirase-ne-shkozet-e-kruje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended