Vetëflijimi në emër të ringjalljes, del ekspertiza përfundimtare, vajza 30 vjeçe 15 muaj pa jetë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas hetimeve të policisë dhe prokurorisë doli dhe ekspertiza përfundimtare e ngjarjes që tronditi kryeqytetin disa ditë më parë ku u gjetën pajetë nënë e bijë në banesën e tyre.

Sipas ekspertizës, 30 vjeçarja Anisa Josifi kishte 15 muaj që kishte ndërruar jetë dhe se nëna dhe e motra e lyenin me vaj dhe uthull për të mos u dekompozuar trupi.

Ndërkohë motra 34 vjeçe e cila shpëtoi, ka thënë përpara grupit hetimor se disa vite më parë ajo ka qenë pjesë e sektit fetar Dëshmitarët e Jehovait e më pas u shkëput për t'iu bashkuar Kishës Ungjillore.

Bajraktaraj: Gjatë ditës së sotme kanë mbërritur familjarë të shoqëruar nga zjarrëfikësit që kanë bërë të mundur dezinfektimin e të gjithë ambjentit. Ndërkohë është bërë dhe largimi i të gjithë plaçkave dhe materialeve të banesës. Ka vijuar dhe hetimet e policisë dhe prokurorisë dhe bëhet e ditur se ka dalë dhe ekspertiza përfundimtare. Ka rezultuar që 30 vjeçarja Anisa Josifi kishte 1 vit e 3 muaj që kishte vdekur dhe mbahej në banesë nga nëna dhe motra tjetër. Sipas ekspertizës bëhet e ditur që gjatë kësaj kohe është përdorur vaj dhe uthull për të mos u dekompozuar trupi. Grupi hetimor ka gjetyurt në banesën e nënës dhe derën e mbyllur me litar nga brenda në mënyrë që ato nuk lejonin asnjë të futej në banesë. Ndërkohë ditën e djeshme është pyetur 34 vjeçarja që mbijetoi e cila deklaroi që prej 12 vitesh kur ajo ka qenë 18-20 vjeçe shoqërohej me sektin e Dëshmitarëve të Jehovait. Disa vite më vonë ato janë shkëputur nga ky sekt dhe janë bashkuar me Kishën Ungjillore.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/kryhet-dezinfektimi-dhe-heqja-e-plackave-ne-banesen-ku-u-veteflijuan-nene-e-bij

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended