Vajza 20 vjeçe kapet duke trafikuar refugjatë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në 48 orët e fundit policia e Korçës ka kryer dy operacione për kapjen e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për shtetasit e huaj. Dy ditë më parë forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të tri mjeteve, brenda të cilave dyshohej se kishte shtetas që vinin nga vendet e Lindjes së Mesme. Këto mjete janë ndaluar në kryqëzimi. Të enjten në mbremje policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër, i cili nuk i është bindur urdhërit të patrullës së policisë për të ndaluar. Ka qenë një 20-vjeçare nga Durrësi e cila ishte drejtuese e këtij mjeti, duke transportuar katër shtetas të huaj. 20 vjeçarja ka mundur ti shpëtojë patrullës së policisë që ishte duke e ndjekur deri në afërsi të fshatit Çiflig, aty ku për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një arë, me mjetin e përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy shtetas që vinin nga Lindja e Mesme. Kohët e fundit është shtuar së tepërmi numëri i shtetasve që vijnë nga vendet në konflikt, të cilët kalojnë ilegalisht kufirin nga Greqia drejt vendit tonë. Burime të siguruara bëjnë me dije se çdo ditë ndalohen nga policia kufitare dhe FRONTEX, mesatarisht 30 deri në 40 persona. Numri i personave që arrijnë ta kalojnë kufirin grek duke hyrë në vendin tonë është shumë herë më i madh. Ky kontigjent është ?gjahu? për personat që kërkojnë të përfitojnë shuma parash duke i transportuar drejt kryeqytetit, deri me mjete të adoptuara si ambulanca. Policia e Korçës, e Devollit dhe ajo e Pogradecit vetëm në aksin Kapshticë Qafë Thanë kanë realizuar më shumë se 10 aksione duke arrestuar më shumë se 20 persona, të cilat janë kryesisht të moshave të reja nga 19-23 vjeç.
Recommended