Kapet drogë në Durrës e Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi prej 2.5 kilogram heroinë të ndara në 5 pako të mbështjella me qese celofani dhe të fshehura në serbatorin makinës tip ?Citroen -C3? ngjyrë gri është sekuestruar natën e kaluar në Portin e Durrësit nga sektori i antinarkotikëve. Lënda narkotike u gjet në makinën e 37-vjeçarit Petrit Meta nga Lushnja, i cili sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda mendohet se ka pasur rolin e korrierit të grupit kriminal dhe jo të poseduesit të lëndës narkotike. Ende nuk dihet origjina e drogës, por mbi to gjendej mbishkrimi ?Afganistan?. Ndërkohë si destinacion të parë mendohet se kishte Italinë, transporti i të cilës do të kryhej përmes linjës Durrës-Bari. Petrit Meta akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike e mbetur në tentativë. Ndërkohë edhe në Korçë policia ka sekuestruar 700 doza lënë narkotike dhe ka vënë në pranga dy persona, 28-vjeçarin Elgis Tahirka dhe 44-vjeçarin Artan Bame. në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar 207 gramë lëndë të dyshuar si metadon dhe 1 peshore elektronike.

Recommended