Top News - Vajza 3 vjeçe/ Tajvan, balona e ngre në ajër
  • 3 years ago
Një vajzë e vogël tre vjecare në Tajvan u përfshi në një aksident frikësues me balonë, pamjet e të cilit u bënë virale në mbarë botën. Aty shihet sesi vogëlushen e merr me vete një balonë gjigande dhe e ngre lart në ajër. 3 vjecaren e kishin kapur fijet e balonës dhe me sa duket, nuk shkëputej dot. E gjithë ngjarja u filmua live, ndërsa videoja u përhap me shpejtësi në internet.

Vajza, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, po merrte pjesë në një festival balonash pranë bregut të detit në qytetin e Nanlioaos. Pamjet filmike tregojnë sesi balona e vërtit fëmijën disa herë në ajër ndërsa të rriturit poshtë përpiqen të kontrollojnë balonën e ta zbresin në tokë. Më në fund ia dalin ta ulin dhe të tërheqin vogëlushen, e cila mbeti e tmerruar nga incienti, por fatmirësisht, nuk pati asnjë lëndim fizik.

Pamje: AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tajvan#Balona#TopChannel
Recommended