Dite e Re - Vetëm 4 vjeçe, vajza e Florit imiton 'policin e Portokallisë'

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Florian Binaj është një nga aktorët më të mirë të humorit. Ai njihet për rolin e tij si 'Polici i Portokallisë' dhe për imitimin e kryeministrit Edi Rama.

Por sa e kanë trashëguar fëmijët e Florit talentin e tij. Aktori, i ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, shprehet se vajza është një imituese shumë e mirë e tij.

Florian Binaj:"Për pikturën ende nuk e kanë trashëguar talentin, ndoshta është heret për ta thënë. Por është vajza që më imition mua, policin. Është vetëm 4 vjeçe ndërsa djali 2 vjeç."

Binaj tha se në kohën e lirë pikturon në punë, pasi në shtëpi nuk e lënë fëmijët.

Florian Binaj: "Në kohën e lirë merrem me pikturë. Pikturoj brenda Portokallisë, në orarin e punës se nuk më del koha në shtëpi. Nëse i hap bojrat në shtëpi do vijnë vajza dhe djali e do fillojnë të 'pikturojnë'.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vetem-4-vjece-vajza-e-florit-imiton-policin-e-portokallise

Recommended