Top News - Vetëflijimi në Tiranë/ Vajza disa muaj e vdekur në shtëpi

  • 4 years ago
Të vetëflijuara nënë e bijë brenda apartamentit dhe vajza tjetër e gjetur në gjendje të rëndë; kjo është historia që tejkaloi mbrëmjen e djeshme në Tiranw, nw lagjen e Kombinatit, kufijtë e imagjinatës dhe sfidoi skenarët më të frikshëm horror. Besimtare të sekti fetar ?Dëshmitarët e Jehovait?, nëna Zhaneta Josifi dhe vajzat Anisa e Blerta besonin se vetëvrasja do të mund t?u sillte një jetë të dytë, më të mirë.
Vajza 30-vjeçare, Anisa u gjend gjysmë e dekompozuar dhe sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore dyshohet se trupi i saj mund të ketë qëndruar mbi 6 muaj i pajetë brenda në banesë. Ndërkohë përsa i takon të ëmës, Zhanetës dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 2-3 ditët e fundit, qe nga momenti që të afërmit e saj s?kanë pasur dot mundësi kontakti. Mësohet se nëna dhe e motra e lyenin trupin e pajetë të Anisës me vaj dhe uthull, por edhe me solucione të tjera për të mos u dekompozuar si dhe për të shmangur erën e rëndë.

Mjekësia ligjore ka dërguar për të bërë ekspertimin e lëndëve që janë përdorur në trupin e Anisës. Pas zbulimit të ngjarjes drejtori i Policisë së Tiranës në një komunikim me mediat se trupi i pajetë ka qenë i mbuluar me batanije dhe jorgan.

Familjarët dhe fqinjët e familjes Josifi kanë dëshmuar se nëna dhe dy vajzat ishin besimtare të ?Dëshmitarëve të Johovait?, por diccka e tillë është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e këtij sekti fetar në vendin tonë

Në një deklaratë për media nga Dëshmitarët e Jehovait hidhet poshtë se pjesëtarët e kësaj familje ishin pjesë e kësaj Organizate.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Accident#Tirane#TopChannel

Recommended