Ora News - Konfiskim pasurish kriminale dhe në euro

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i ka kërkuar Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfiskimin e pasurisë së familjarëve të 5 shtetasve shqiptarë të cilët po hetohen në Holandë.

Bëhet fjalë për 1 apartament, një garazh, një sipërfaqe toke në tiranë si dhe 3 mjete të cilat rezultojnë në pronësi të Adriatik dhe Lindita Memia, familjarë të Ilirjan Memia. Ky i fundit së bashku me Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe një shtetas holandez po hetohen për trafik të narkotikëve, pjesëmarrje në organizatë kriminale si dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Konfiskimi i këtyre pasurive që kapin vlerën në total 134 mijë euro është kërkuar pasi dyshohen se të ardhurat e përfitura nga aktiviteti kriminal i kanë transferuar në Shqipëri. 5 shqiptarët aktivitetin e tyre dyshohet se e ushtrojnë prej disa vitesh, duke trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe heroine, nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe më pas në vendet e tjera të Evropës, si Angli dhe Itali.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nen-hetim-ne-holande-spak-vendos-sekuestrimin-e-pasurive-te-familjerve-te-5-shqiptareve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv