RTV Ora - "5 vjet pa doktoratura, Fuga: Universitetet dhe kërkimi shkencor humbën mln euro
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Rihapja e ciklit të tretë të studimeve, atyre doktorale, nga Ministria e Arsimit pas 5 vitesh ndërprerje ka sjellë debate.

Teksa Ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se kriteret mbeten ato të një viti më parë, akademiku Artan Fuga në një lidhje me skype për Rtv Ora vlerëson se përcaktimi i kritereve është kompetencë e universiteteve dhe çdo ndërhyrje e Ministrisë ka qenë e gabuar.

Po kaq kaq të gabuar Fuga e vlerëson edhe mbylljen në bllok e doktoraturave ka qenë vendim i gabuar. Ai thotë se në këto 5 vjet, universiteteve dhe kërkimit shkencor i kanë humbur miliona euro.

Artan Fuga: Universitetet kanë autonomi sa i përket hapjes së shkollave doktorale dhe për projektet e kërkimit shkencor që realizohen në këtë kuadër. Çdo ndërhyrje e MAS ka qenë e gabuar. Ka 5 vjet që shkollat doktorale janë ndërprerë. Sot e kësaj dite nuk e di se përse disa shkolla doktorale që kanë ecur mirë dhe nuk kanë pasur probleme dhe ato u bllokuan. Shkolla doktorale është pjesë e ciklit të tretë, është njësoj si të mbyllësh klasën e parë ose gjimnazin.

Unë kam qenë që shkollat doktorale që kanë pasur probleme plagjiature, numër të madh doktorantësh, mangësi formale apo substanciale mund të penalizoheshin, por mbyllja e shkollave doktorale për 5 vjet ka bërë që Universiteteve dhe kërkimit shkencor ti humbasin miliona euro.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/5-vjet-pa-doktoratura-fuga-universitetet-dhe-kerkimi-shkencor-humben-mln-euro-kush-mban-pergjegjesi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended