RTV Ora - Universitetet shpenzojnë për luks, zero investime për kërkimin shkencor
  • 5 years ago
#rtvora
Universitetet vazhdojnë të paguajnë shuma marramendëse për orendi, karburant dhe siguri, ndërsa nuk kalojnë asnjë fond për blerje të librave apo kërkimin shkencor. Alarmi është dhënë prej një raporti të qëndresës qytetare, ku bëhet një analizë e plotë e financave të 7 universiteteve publike.

Universitetet vijojnë t`i shpenzojnë për luks të ardhurat që fitojnë nga studentët.

Sipas raportit të publikuar nga Qëndresa Qytetare, vetëm 0.9 për qind e fondeve shkojnë për libra dhe kërkim shkencor, ndërsa konstatohen se janë paguar shuma marramendëse për orendi, automjete, karburant, internet dhe telefon.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: Në këto 6 muaj Universiteti Politeknik ka shpenzime të larta dhe numrin më të lartë të transaksioneve. Në total, shpenzimet për Universitetin Politeknik Tiranës shkojnë 2 mln e 980 mijë euro.



Nga muaji shtator i vitit të kaluar dhe deri në shkurt të këtij viti Universiteti ?Fan S. Noli? Korçë ka shpenzuar 24.000 euro karburant, Universiteti i ?Aleksandër Xhuvani? Elbasanit 22.000 euro. Ndërkohë që Universiteti i Shkodrës ka blerë një automjet në vlerën 24.000 euro.

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare: 17 mijë euro për telefon, pra zyrtarët e këtij Universiteti shpenzojnë më shumë për të folur në telefon sesa kërkime shkencore për studentët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/universitetet-shpenzojne-luks-zero-investime-kerkimin-shkencor

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended