Ora News- Virusi nuk i ndahet qarkut të Tiranës, në Kamëz dy persona u infektuan në ceremoni varrimi

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Qarku i Tiranës vijon të mbetet zonë e kuqe infeksioni me Covid 19. Nga 15 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, 10 janë në Tiranë, 2 në Kamëz dhe 3 në Shkodër, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se rastet e reja në Kamëz janë raste të evidentuara në një ceremoni mortore.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk jane të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi" apeloi ajo.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910.

Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/virusi-nuk-i-ndahet-qarkut-te-tiranes-ne-kamez-dy-persona-u-infektuan-ne-ceremoni-varrimi

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended