Pranga “dy miqve” të Veliajt, ortakët e Bashkisë së Tiranës akuzohen për lidhje me Ndraghetën
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Së bashku me Flavio Tosin, i cili krijoi me Erion Veliajn një kompani për menaxhimin e mbetjeve, në pranga është vënë dhe një ish administrator i sipërmarrjes italiane që zotëron 49 për qind të eko tirana. Mediat fqinjë shprehen se ndaj tyre rëndon akuza e korrupsionit dhe anëtarë të grupit Ndragheta

Rreth katër vite më parë Bashkia e Tiranës lidhi marrëveshje me një firmë nga qyteti i Veronës, për të krijuar Eco Tirana e cila rezulton të ketë bërë një sërë tenderash për blerje, marrje me qira apo shërbime të tjera.

Sipas Open Data, ky institucion ka shpallur 58 tendera, ku 45 prej të cilëve kanë dalë me fitues dhe kapin vlerën e mbi 130 milionë lekëve.

Rezulton se 5 prokurimet e para janë bërë pa shpallje paraprake të njoftimit dhe me negocim të drejtëpërdrejtë.

Por vëmendja drejt kompanisë u rikthye pas ndalimit në itali të ish-kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi, të cilin Veliaj e ka prezantuar në vitin 2016 si një personazh që duhet marrë shëmbull sa i përket pastrimit të qytetit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pranga-dy-miqve-te-veliajt-ortaket-e-bashkise-se-tiranes-akuzohen-lidhje-me-ndragheten

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended