Ora News - Protestë e romëve para bashkisë Tiranë, Veliajt i japin "çmim" si dhunuesi i të varfërve
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pjestarë të komunitetit rom dhe aktivistë protestuan sot para bashkisë së Tiranën ndaj dhunës që policia bashkiake ushtroi ndaj një qytetari rom. Me pankarta në duar ata i dhuruan dhe një trofe Bashkisë se Tiranës për çmimin e parë për dhùnën ndaj të varfërve.

Dhuna që policia Bashkiake ushtroi ndaj në të riu pjesë e komunitetit rom,detyroi aktivistët por dhe qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian të protestonin para bashkisë së Tiranës.

Me pankarta në duar dhe nën thirrjet policia që se duam ata I dhuruan Veliajt një trofe për çmimin ku i dhanë çmimin e pare për dhunën ndaj të varfërve.

Protestuesit i kërkuan Veliajt të japë shpjegime për dhunën që punonjësit e policisë bashkiake ushtruan ndaj një personi të komunitetit rom.

Kjo protestë vjen pas rastit të fundit ku policia bashkiake e Tiranës u filmua duke dhunuar një person nga komuniteti rom teksa mblidhte mbetje të riciklueshme në zonën e Yzberishit në Tiranë. Videoja e publikuar dje në rrjetet sociale tregon dy policët që tërheqin të riun me inicialet H.Sh., ndërkohë që ai ju përgjigjet me thirrje dhe lutje për ta lënë të lirë.

Më herët, delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dënoi dhunën dhe përshëndeti nisjen e hetimeve nga ana e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e një romi grumbullues mbeturinash në Tiranë që u filmua nga një kalimtar ndërsa dy policë bashkiakë e dhunonin.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/proteste-para-bashkise-tirane-veliajt-i-japin-cmim-si-dhunuesi-i-te-varferve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended