Meta kunja Veliajt në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, 'feston' te Teatri Kombëtar
  • 4 years ago
TIRANË- Në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet, një ditë e rëndësishme historike ku kryebashkiaku Erion veliaj ka organizuar një sërë aktivitetesh, Presidenti Ilir Meta e ka festuar i veçuar nga politika, ku edhe ka lëshuar kunja për qeverinë. Nga Teatri Kombëtar, godina e cila ka përshkallëzuar "luftën" qeveri-presidencë, çështje që ka arritur deri në Gjykatën Kushtetuese, Meta ka uruar 100-vjetorin e Tiranës. Teksa e ka cilësuar si një pasuri arkitektonike dhe kulturore, Meta shprehet se Tirana ia ka dalë me sukses që të jetë epiqendra e politikës së vendit.
Recommended