Arkitekti Andi Papastefani boton në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet një album me 100 skica
  • 3 years ago
Dekadat e para të Tiranës kryeqytet vijnë përmes 100 skicave. Arkitekti Andi Papastefani ka zgjedhur 100 objekte të ndërtuara gjatë viteve 1920-?59, të cilat qëndrojnë ende në këmbë për të rrëfyer punën e bërë teksa ndërtohej shtati i kryeqytetit. Papastefani, duke përdor skicat si gur mozaiku kryesisht të objekteve të ndërtuara në këtë periudhë arrin të realizojë profilin e Tiranës kryeqytet.

Ndërtesat tradicionale të Tiranës, ku dominon qerpiçi dhe skeleti i drurit, shumëllojshmëria e stileve dhe influencave me elementë të stilit barok, ndikimi europiano- qendror, me elementë të arkitekturës apline edhe stil modern apo racionalist ekzistojnë ende, megjithatë Papastefani na rrëfen se ndërtesa më e vjetër, që mendohet të jetë 300-vjeçare e piktorit të njohur Sali Shijaku.?Është 100-vjetori i Tiranës. Është i rëndësishëm, sepse nga një qytezë me 12 mijë banorë ka arritur 1 mln banorë. U bënë shumë arritje, u hapën shkollat e para të pikturës, arkitektët e parë që studiuan jashtë punuan për vendin e tyre. Themelimi i Tiranës mblodhi si me magnet intelektualët në Shqipëri. U krijua një kolazh interesant gjatë katër dekadave. Ndërsa ndërtesa më e vjetër është shtëpia e Sali Shijakut. Shyqyr që e kemi?, thotë Papastefani.
Recommended