Report TV - Rindërtimi i Kombinatit, Veliaj: Projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet
  • 4 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se lagja e re e Kombinatit, e cila do të ndërtohet për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, është projekti më ambicioz i 100 viteve të Tiranës Kryeqytet. Gjatë prezantimit të planit për KombinArt, rindërtimin e Kombinatit, Veliaj shtoi se në këtë lagje do të ndërtohen apartamente të reja falas për të gjitha familjet e prekura, duke u shndërruar në një potencial zhvillimi për akomodimin e rreth 21 mijë banorëve. Aty do të ketë edhe 4 institucione të reja arsimore; 9 pika sociale e kulturore, si dhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë, Sheshi i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe Sheshi i Gastronomisë.

?Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një ?geto?. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti dhe pastaj për ta hapur ndaj tërmetit apo 25 mijë vetave që tipikisht çdo vit transferohen në Tiranë?, tha ai.
Recommended