100-vjetori i Tiranes kryeqytet

  • 4 years ago
Tirana do të jetë një epiqendër e shumë aktiviteteve artistike e kulturore në 100-vjetorin e shpalljes Kryeqyteti i Shqipërisë. Nga Bazeli ku mori pjesë në ?Forumin e Qyteteve të Paqes?, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ky vit jubile do të krijojë mundësinë për impulse të reja në ekonomi dhe turizëm.
?Teksa futemi në shekullin e dytë të Tiranës, do ta kemi vendosur si një pikë graviteti për të gjithë rajonin tonë, jo vetëm për ekonomi dhe turizëm, por edhe për art e kulturë, për të kulmuar në vitin 2022 kur do të kemi një mundësi fantastike për të qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Përmes tureve në Europë si dhe aktiviteteve ndërkombëtare do të synohet promovimi i Tiranës edhe më tepër.
?Mezi pres që Tirana të jetë një skenë e aktiviteteve nga e gjithë bota, si një mundësi fantastike, që në të gjitha forumet dhe shoqatat ku bashkitë marrin pjesë, ta kthejmë Tiranën në një epiqendër të vëmendjes për një lloj të ri turizmi, përveç atij veror apo të aventurës, në një turizëm për seminare, konferenca dhe për aktivitete?
Duke nisur nga 6 Shkurti, Tirana do ketë një kalendar me organizime, si lokale ashtu edhe ndërkombëtare për 100 vjetorin e saj.

Recommended